VIDEO/ Gazetari: Arben Ahmetaj prej 4 ditësh ka ikur nga Shqipëria

21:02, 10/07/2023

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Gjatë diskutimit për hetimin e SPAK dhe përgjegjësinë e Arben Ahmetaj, Fundo u shpreh se ai nuk është kupola e aferës së madhe të inceneratorëve.

‘Arben Ahmetaj, ptrej 3-4 ditësh është larguar nga Shqipëria, sipas verifikimeve që kam bërë në sistemin TIMS.

Nesër do të verifikohet. Nuk është Arben Ahmetaj në Shqipëri, ndodhet jashtë. Nesër në komision do të jetë Henrik Ligori dhe një avokat tjetër që do të bëjnë mbrojtjen e tij.

Arben Ahmetaj ndodhet jashtë Shqipërie. Besoj se në dijeni duhet të jetë edhe SPAK.

Unë e kam verifikuar sot në orën 16:00.

Nuk besoj se Arben Ahmetaj është kupola e inceneratorëve. Ai e ka thënë edhe vetë, që si mund të isha unë që të bëja 14 vendime brenda ditës.

Mendoj se çështja e inceneratorëve është më e gjerë, pasi kemi dy inceneratorë të Elbasanin dhe Fierin që ekzistojnë, por nuk punojmë dhe Tiranën që nuk ekziston’, tha Elvi Fundo në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco