‘Ahmetaj’/ Strazimiri: Po ‘vetëvrasin’ prapë Mehmetin, Enveri nuk dinte gjë!

‘Ahmetaj’/ Strazimiri: Po ‘vetëvrasin’ prapë Mehmetin, Enveri nuk dinte gjë!

13:55, 10/07/2023

Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri ka ironizuar me lajmin e publikuar se SPAK ka kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri ka thekuar se asgjë e re nuk ka ndodhur, thjesht po vetëvrasin prapë Mehmetin pasi shoku Enveri nuk dinte gjë.

Postimi i plotë:

For IMMEDIATE RELEASE

Asgjë e re nuk ka ndodhur!

Thjesht po "vetëvrasin" prapë Mehmetin, se ashtu ka bërë ca gjëra me kokë të vet...

Shokët e Sigurimit dhe të Hetuesisë së Përgjithëshme kanë gjetur provat dhe "po bëjnë punën e tyre"...

Shoku Enver gëzon shëndet të plotë dhe nuk dinte gjë, se nuk do e kishte lejuar!

Uniteti brenda "Partisë" vazhdon të jetë i çelniktë!

KAQË!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco