‘Armë zjarri dhe kanabis’, arrestohen 2 të rinj në Tropojë

‘Armë zjarri dhe kanabis’, arrestohen 2 të rinj në Tropojë

13:13, 10/07/2023

Në prangat e policisë së Tropojës kanë rënë dy 23 vjeçarë pasi janë kapur me kanabis dhe armë zjarri.

‘Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit N. Ç., u gjet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë/ Tropojë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhirot”, sekuestrohen një pushkë, municion luftarak, doza të lëndës narkotike cannabis sativa dhe një shumë eurosh e përfituar nga shitja e këtyre dozave.

Posedonin në kundërshtim me ligjin, armë zjarri dhe lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë dy 23-vjeçarë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Xhirot”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

B. A., 23 vjeç dhe N. Ç, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë.

Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit N. Ç., u gjet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit, municioni luftarak, dozat e lëndës narkotike dhe shuma e eurove u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco