Vasili: Balla duhej të shkonte prapa 'hekurave', Rama - i punësuar në qeverinë e kriminelëve

Vasili: Balla duhej të shkonte prapa 'hekurave', Rama - i punësuar në qeverinë e kriminelëve

08:37, 10/07/2023

Petrit Vasili, deputeti i LSI, gjykon se kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla “ka pasur rekorde të plota për të shkuar prapa hekurave, jo për t’u bërë ministër i Brendshëm”, kurse Edi Rama nënvizoi ai, është thjesht një i punësuar si kryeministër në qeverinë që kanë ndërtuar kriminelët!

I pyetur sot nga gazetari Flavio Qarri në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për zhvillimet e fundit politike dhe sidomos emërimin e papritur të Taulant Ballës, Petrit Vasili ndër të tjera tha:

“Besoj se ky emërim është unikal në historinë e pluralizmit dhe po të doni shqyrtojeni - në këto 30 e ca vjet, sepse një njeri që emërohet ministër i Brendshëm, që e ka dosjen e tij individuale, penale dhe njëherazi politike të bërë gati për t’u ndjekur penalisht dhe jo për të vajtur ministër i Brendshëm, me një dosje të tillë nuk e ka filluar detyrën asnjë ministër tjetër.

Formalisht, të gjithë ministrat e Brendshëm, të paktën për sy e faqe, formalisht nuk kanë pasur rekordet e Taulant Ballës. Taulant Balla ka pasur rekorde të plota për të shkuar prapa hekurave, jo për t’u bërë ministër i Brendshëm sepse ngjarjet kanë qenë të njëpasnjëshme. Ngjarja e Rrajave është një ngjarje, ku i pari njëherë që duhej të largohej është Edi Rama sepse ato që u transmetuan dhe unë i kam parë e i mbaj mend shumë mirë, ishte mbrojtja politike e hekurt që iu dha krimit dhe rastin konkret nuk është se e zbuloi policia e Edi Ramës, por vetë kriminelët siç e dini nxorën videon dhe fakti ulërinte e nuk kishte ç’bënte më.

Kështu që në këtë rast shteti, qeverisja e Edi Ramës, nuk ekziston. Unë e kam thënë në një shënim timin, Edi Rama nuk është as aksioner në qeverinë e tij, është i punësuar në qeverinë që kanë ndërtuar kriminelët. Pra, është i punësuar nga ata që të jetë atje kryeministër,” theksoi Vasili./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco