Rama mashtroi me 50 mijë lekë qytetarët për zgjedhjet/ Murrizi: Pensionistët menduan se do e merrnin çdo muaj me pensionin

Rama mashtroi me 50 mijë lekë qytetarët për zgjedhjet/ Murrizi: Pensionistët menduan se do e merrnin çdo muaj me pensionin

21:56, 18/05/2023

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Myslym Murrizi në “Çim Peka Live” në Syri TV tregoi sesi u mashtruan pensionistët me 50 mijë lekshin e Edi Ramës për fushatën. Murrizi u shpreh se pensionistët menduar se ky 50 mijë lekësh  ishte shtuar pensionit dhe do e merrnin çdo muaj.

“Partitë betejën për të qënë kush është i madh dhe kush është i vogël e kanë tek kutia e votimit. Kjo tregoi që nga 738 mijë vopta që ka marrë Rama me 250 milion euro në qarkullim dhe 185 mijë të punësuar që i bëri 206 mijë në këtë prag kontrate, me një mashtrim pensionistëve. Unë kam rob në shtëpi, pensionistë, kanë menduar që atë 50mijë lekshin do e merrnin çdo muaj, që iu është rritur pensioni. Dy prinëdrit e time shoqeje janë ish-mësues dhe kur kanë menduar ata që do e marrin atë 50 mijë lekësh imagjino për dy pensionistë që kanë punuar 30 vite me lopatë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco