Superiorja në 'luftë' të hapur në të gjitha frontet, ja si ndryshon renditja pas javës së 33-të

Superiorja në 'luftë' të hapur në të gjitha frontet, ja si ndryshon renditja pas javës së 33-të

20:57, 17/05/2023

U luajtën këtë të mërkurë ndeshjet e javës së 33-të ku nuk munguan surprizat. Padyshim që e gjithë vëmendja ishte te derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që përfundoi në barazim 1-1, duke e lënë të pandryshuar diferencën mes kryesuesve ku komandojnë bardheblutë me 2 pikë më shumë se të kuqtë e Kolelës.  

Për sa i përket 4 dueleve të zhvilluara në orën 15:00, spikasin triumfet e Kastriotit dhe Bylisit, që mbajtën gjallë shpresat e mbijetesës, ndërkohë fitore të arta edhe për Vllazninë dhe Kukësin, me verilindorët që kanë bërë hapa të rëndësishëm duke iu larguar “play out”-it.  Kur kanë ngelur edhe 3 javë për t’u luajtur, gjithçka mbetet e hapur në të gjitha frontet.  

REZULTATET: 

VLLAZNIA-TEUTA 1-0
8’ Çoba

KASTRIOTI-EGNATIA 1-0
80′ Greca

ERZENI-BYLIS 1-2
79′ Alan / 59′, 85′ Kaçorri

KUKËSI-LAÇI 3-0
59′ Ndreca, 87′, 90’+2′ Barbosa

TIRANA-PARTIZANI 1-1
81′ Deliu / 53′ Da Silva

RENDITJA: 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco