Mustafaj: Enkelejd Alibeaj nuk ka qenë ndonjëherë kryetar i PD

Mustafaj: Enkelejd Alibeaj nuk ka qenë ndonjëherë kryetar i PD

18:38, 17/05/2023

Drejtuesi i departamentit të ‘Brain Gain’ në PD, Andi Mustafaj, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur i habitur nga dorëheqja e Enkelejd Alibeaj.

Mustafaj u shpreh se, Alibeaj nuk ka qenë ndonjëherë kryetar i PD-së që të japë dorëheqjen sot.

‘Enkelejd Alibeaj nuk ka dhënë dorëheqjen, sepse nuk ka qenë ndonjëherë kryetar i PD-së, as në gjykatë figuron kryetar i saj, as në rrjetet sociale askund nuk ka qenë e shkruar, në asnjë vend deri më sot nuk ka qenë e shkruar që ai ka qenë kryetar i PD.

Ai nuk ka qenë kryetar i PD-së, sepse as nuk janë mbledhur ndonjëherë strukturat.

Duke e parë në këto aspekte ne nuk mund ta cilësojmë një dorëheqje të një personi, që nuk ka qenë.

Çfarë veprimtarie politike ka prodhuar Enkelejd Alibeaj gjatë 1 viti, kur ne brenda 1 viti kemi prodhuar, foltoren, kuvendin, referendumin, primaret, rithemelimin. Në 1 vit janë bërë 5 momente  kyçe me filozofi dhe prurje.

Edhe në dorëheqjen e tij, është një dorëheqje prej frikacaku nëse ai e quan dorëheqje, sepse për mua nuk është, sepse në ikje nuk propozon asnjë gjë. Vetëm fjalë boshe. Propozon të ribëjmë, po çfarë të ribëjmë, çfarë projektesh, çfarë idesh’, tha ndër të tjera Andi Musafaj, në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco