VIDEO/ Pamjet e aksidentit të rëndë të përmbysjes së autobusit me pasagjerë

16:45, 26/03/2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele, ku një urban i njërës prej linjave të kryeqytetit ka pësuar një aksident dhe për pasojë është batuar në mes të rrugës.

Si pasojë e këtij aksident mësohet se kanë mbetur të plagosur tre persona që udhëtonin në autobus.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Kujtojmë se ky është i disati aksident në kryeqytet ku të përfshirë janë autobusët e linjave urbane.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco