SYRI TV/ ‘Stop Skavicës’: shqiptarët në SHBA protestojnë kundër projektit të qeverisë Rama

14:02, 25/03/2023

Komuniteti i shqiptarëve në SHBA dhe aktivistë në mbrojtje të mjedisit, kanë kundërshtuar ndërtimin e HEC-it të Skavicës në Dibër. Ata kanë  kanë protestuar përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhatan, duke kërkuar që të ndalohet menjëherë projekti i ndërtimit të këtij hidrocentrali për shkak të impaktit negativ që sjell në ekonomi, shpopullimin e zonës si dhe florës e faunës.

Nga SYRI TV

Dhjetëra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë protestuar përpara selisë së Kombeve te Bashkuara në Manhattan duke kërkuar që të ndalohet menjëherë projekti i ndërtimit të Skavicës. 

Protestuesit kanë kërkuar që anëtarë të Kombeve të Bashkuara të kundërshtojnë me forcë ndalimin e hidrocentralit të Skavicës për shkak se emetimet e metanit nga rezervuarët e krijuar nga digat janë një burim kryesor i emetimeve globale të metanit.

Më thirrje e pankarata: “Ju lutemi, mos lejoni ndërtimin e hidrocentralit Skavica”, kërkuan që të  zbatohet Marrëveshja e Parisit.

ky projekt edhe pse është cilësuar nga qeveria shqiptare si një projekt madhor dhe që zgjidh furnizimin me energji elektrike,  është kundërshtuar nga banorë të zonës, ambientalistë si dhe shoqatatat jashtë vendit.

Vazhdimisht janë organizuar protesta për ta kundërshtuar këtë projekt, për shkak të impaktit negativ që sjell pasi do të duhet të zhvendosen 60 mijë banorë, por edhe për florën dhe faunën e zonës. Kjo digë, sipas një studimi të kryer, do të zhysë nën ujë, 30 fshatra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco