Berisha: Faleminderit që zgjodhët selinë e PD për ekspozitën, e bëtë më të bukur se kurrë!

Berisha: Faleminderit që zgjodhët selinë e PD për ekspozitën, e bëtë më të bukur se kurrë!

13:42, 25/03/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka treguar sot se kjo e shtunë ka qënë krejt ndryshe në selinë e PD, e cila ishte mbushur me të rinj.

"Një e shtunë krejt e veçantë për selinë e Partisë Demokratike, - shkroi Berisha në Fb. - Departamenti "Brain Gain", Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike në kuadrin e nismës ‘Selia e Partisë Demokratike përtej Politikës’, organizuan në selinë e kësaj partie një ditë kulturore e cila zhvillohet në disa etapa.

- Ekspozitë pikturash dhe skulturash të një grupi studentësh të Universitetit të Arteve duke filluar nga ora 10:00.

- Prezantim dhe bisedë rreth librit “Midis Krimeve dhe Mirazheve” të Besnik Mustafaj në orën 16:00

- Kokteil miqësor në përmbyllje të ditës në orën 17:00

Sot paradite me anëtarët dhe drejtuesit e Këshillit Studentor Europian, kandidatin tonë për Bashkinë e Tiranës Belind Kelliçi, drejtuesit e LDG dhe FRPD, znj. Albana Vokshi dhe z. Besart Xhaferri vizituam ekspozitën ‘Trashendentët’ me veprat më të arrira në pikturë, skulpturë të studentëve të arteve. Vizita në këtë ekspozitë në shoqërimin e Neada Stana, përfaqësuese e departamentit te Brain Gain dhe kuratorit të talentuar, piktorit të mirënjohur Erlin Fusha ishte vërtetë udhëtim në transendencë!

Gjatë vizitës pata rastin të takojë autoret dhe autorët e talentuar të veprave të ekspozuara, t'i përgëzoj ata për krijimet e tyre të mrekullueshme dhe t'i falenderoj me mirënjohje të thellë që zgjodhën selinë e PD për ekspozitën e tyre, duke e bërë atë më të bukur se kurrë." 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco