Përplasjet/ Përfaqësuesi i Bardhi-Basha refuzon kandidaturën e Alibeajt në Vaun e Dejës

Përplasjet/ Përfaqësuesi i Bardhi-Basha refuzon kandidaturën e Alibeajt në Vaun e Dejës

12:47, 28/01/2023

Duket qartë që brenda grupimit Bardhi-Alibeja-Basha ka mosmarrëveshje të thella, kjo është parë edhe në reagimin e njërit prej mbështetësve të tyre ne Vaun e Dejës.

Në një reagim, Gentian Ndoj i cili e quan veten ‘kryetarin e PD së vulës’, duket se mbështet Bardhin e për pasojë nuk ka pranuar asnjë kandidat që është caktuar të garojë në atë qytet nga Alibeaj.

Ndoj ka lënë të nënkuptohet se do të mbështesin vetëm një kandidat të përbashkët që përbush misionin e fitores, e sipas të gjithave gjasave dhe sondazheve, Zef Hila kandidati i primareve është fituesi i padiskutueshëm.

Postimi:

Partia Demokratike, Dega Vau Dejës pasi u njoh me një lajm mediatik lidhur me kandidaturën e PD-së për Bashkinë Vau Dejës, dëshiron të sqarojë demokratët dhe qytetarët e Vau Dejësit, si vijon:

Strukturat lokale të Partisë Demokratike, Dega Vau Dejës nuk kanë zhvilluar asnjë takim për të diskutuar lidhur me kandidaturën tonë për zgjedhjet e 14 Majit dhe as nuk kanë dërguar ndonjë propozim pranë PD-së qëndrore. Në këtë kuptim, përgenjështrojmë çdo lajm për zyrtarizimin e kandidaturës tonë për Bashkinë Vau Dejës, në kushtet kur strukturat nuk janë mbledhur, nuk kanë diskutuar, nuk kanë propozuar e aq më pak të kenë marrë ndonjë vendim lidhur me emrin e kandidatit.

Dëshirojmë t'ju informojmë se ditët e ardhshme Kryesia dhe drejtuesit lokalë të PD-së Dega Vau Dejës do të zhvillojnë një takim, ku do të diskutohen opsionet tona për daljen në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe emrin e kandidatit që do të mbështesim. Vendimmarrja e Kryesisë do të bëhet publike dhe do t'i dërgohet zyrtarisht Kryesisë qëndrore. Çdo vendim, i ndryshëm nga vullneti i strukturave lokale të PD Vau Dejës do ishte jo vetëm anti-statutor, por një mohim i sakrificave të demokratëve të kësaj zone, dhe veçanërisht qëndresës së tyre në mbështetje të lidershipit zyrtar gjatë vitit të fundit.

Qëllimi ynë i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm dhe fitorja e zgjedhjeve të 14 Majit, për t'ua kthyer Bashkinë qytetarëve të Vau Dejësit, pas 4 viteve pengmarrje nga Mark Babani dhe njerëzit e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco