Shoferi harron frenat, bie në kanal furgoni i pasagjerëve në Lezhë

15:21, 24/01/2023

Një furgon pasagjerësh ka rënë në kanalin e Fildanes, pranë urës së Cenit në Lezhë.

Mjeti i transportit publik ka qënë i parkuar në stacionin që ndodhet pranë kësaj zone dhe siç duket drejtuesi i tij nuk e ka vënë me frena kur e ka parkuar.

Në momentin e ngjarjes, brenda mjetit nuk ka patur asnjë person brenda.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur "Ura e Cenit", tek stacioni i furgonave, shtetasi D. N., pasi ka parkuar automjetin furgon, është larguar pa e siguruar atë.

Për shkak të terrenit të pjerrët dhe tokës së rrëshqitshme nga shirat, automjeti ka rënë në kanalin pranë stacionit.

Në momentin e rënies, në automjet nuk ka patur asnjë shtetas. Furgoni është nxjerrë nga kanali dhe si pasojë e rrëshqitjes, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco