VIDEO-SYRI TV/ Vdekja e Enver Sheshit, Helsinki ngre dyshime: Prokuroria nuk konfirmon regjistrimin

17:21, 13/01/2023

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka publikuar një raport për vdekjen e Enver Sheshit, një të arrestuari për Inceneratorin e Fierit. Helsinki ngre dyshime mbi veprimet e institucioneve, të cilat sipas saj nuk japin informacion, duke e hedhur përgjegjësinë tek njëri-tjetri.

Nga SYRI TV

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për vdekjen e njërit prej personave të arrestuar për aferën e inceneratorëve, Enver Sheshi i cili rreth një javë më parë ndërroi jetë në spitalin e QSUT-së, vetëm një orë pasi shfaqi probleme shëndetësore në qeli.

Zyrtarisht, vdekja u njoftua me dyshimet për arrest kardiak, ndërsa Helsinki ngre disa shqetësime mbi reagimet e institucioneve.

‘Drejtori i Burgut 313 pretendoi se ky shtetas nuk ka adresuar asnjëherë ankesa shëndetësore kardiake para episodit të dt. 08.01.2023, kur ka shfaqur shqetësime për disa dhimbje në kraharor’, citohet në reagimin e KSHH-së.

Kujtojmë se gjatë kohës së paraburgimit, 59-vjeçari kërkoi disa herë masë më të lehtë dënimi për shkak të gjendjes shëndetësore por iu refuzua. ‘Me pretendimin se çështja po ndiqet nga prokuroria dhe çdo gjë lidhur me këtë çështje e disponon ajo, drejtuesi i burgut nuk pranoi që vëzhguesit të njiheshin me dokumentacionin përkatës të pranimit të të ndjerit në IEVP 313’, thotë KSHH.

Nga ana e organit të akuzës, nuk konfirmohet deklarata e drejtorit të burgut, që pranë saj të jetë bërë ndonjë kallëzim. Ndërsa në Komisariatin nr. 4, Oficeri i Policisë Gjyqësore pretendon se ka njoftuar prokurorinë lidhur me veprimet proceduriale që ka bërë, por nuk vendoset në dispozicion asnjë informacion konkret, se cili ishte ky prokuror dhe në ç’mënyrë ishte njoftuar .

Enver Sheshi ishte administratori i kompanisë ‘Leli-17’sh.p.k dhe akuzohej se merrte pagesa fiktive për inceneratorin e Fierit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco