Berisha: Rozeta Dobi është kërcënuar, Alda Klosi bashkëpunoi me të

Berisha: Rozeta Dobi është kërcënuar, Alda Klosi bashkëpunoi me të

12:42, 13/01/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha, e nisi konferencën e parë për vitin duke u ndalur te skandali i vjedhjes në banesën e një zyrtareje të lartë të Edi Ramës.

“Janë bërë me dhjetëra kronika, me dhjetëra raportime, por një enigmë ku qëndron edhe çelësi i të vërtetës, nuk është trajtuar në dimensionin e duhur. Nuk është trajtuar raporti Rozeta-kasaforta.

Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se maniakët e parave, ndjehen komfort kur flenë në dyshekë të mbushur me parë, ose ajo i dha kodin e kasafortës. Ia dha në roje. Ia dha në mirëbesim. Pra, këtu qëndron edhe rebusi.

Ndërkohë, Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Gjithçka është bërë dhe ajo realisht e kërcënuar shumë.

Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Çka nuk ndodh. Se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn. Ata që do shkruajnë skenarin e filmit në të ardhmen, e sigurt që po gjetën artistët, do marrin një ëmim ndërkombëtar.

Rozeta, hajdute apo thjesht iu dhanë ato para, për t’i mbajtur në mirëbesim. Po të marrim variantin e kasafortës, kodin asaj nuk ia ka dhënë asnjë njeri përveç Alda Klosit.

Magjistare e bëni ju Rozetën, që të dijë të zbërthejë kasafortat? Magjistare nuk ishte ajo, ishte pastruese. Nëse është histori e eurove në dyshek, përsëri është bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco