Fjalimi i Ramës/ Analisti: Dëmtoi Kosovën. Mund të pengohet anëtarësimi në KiE!

23:04, 18/10/2022

Rron Gjinovci thotë se fjalimi i Edi Ramës në KiE, mund të sjellë pasoja për Kosovën. 

Ai tha në 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, se Kosova është në prag të anëtarësimit me të drejta të plota në KiE, por një gjë e tillë mund të pengohet pas asaj që demonstroi kryeministri në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. 

Gjinovci thotë se Rama relativizoi krimet serbe në Kosovë duke i paraqitur ato sikur i ka kryer personalisht Millosheviç dhe jo shteti i Serbisë. 

Rron Gjinovci: Është një problem tjetër aty që pak u vërejt. Kosova sapo është pranuar si anëare vëzhguese e KiE dhe pritet të marrë anëtarësinë e plotë. Po në këtë sesion që zgjat disa ditë, Edi Rama çohet dhe denoncon komplet KiE për miratimin e rezolutës që ka çuar në ngritjen e Gjykatës Speciale të Kosovës. Dhe denoncon në emër të Kosovës. Kjo mund të mobilizojë njerëz kundër pranimit të Kosovës në KiE. Nuk ishte fare momenti i duhur, kur sapo Kosova mori të drejtën e fjalës në KiE, ngrihet kryeministri i Sqhipërisë me e denoncuar KiE. Kjo mund të sjellë një oponencë për pranimin si anëtare. Kjo nuk është e koordinuar me Kosovën. Të gjithë i zuri në befasi. Kryeministri i Kosovës tha se nuk ka patur nevojë për gjithë atë zallamahi se kemi probleme të tjera. Problemi tjetër është se kemi një lloj patronizim i panevojshëm ndaj Kosovës. E kam thënë vazhdimisht që Shqipëria zyrtare e keqpërdor Kosovën për t'u faktuar ndërkombëtarisht. Edi Rama foli për Kosovën dhe foli për krimet në Kosovë, kur vinte fjala për krimet në Kosovë sikur Milloshevicc i kishte kryer ato vetë personalisht dhe jo shteti i Serbisë. S'po pretendojmë ta quajë gjenocid. Një deputet rumun i tha se ju po sabotoni Kosovën me Open Balkan, pra i nxori hipokrizinë Edi Ramës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco