Analisti: Berisha me foltoret tregoi se Amerika nuk mundet të përcaktojë liderët

22:34, 18/10/2022

Analisti nga Kosova, Rron Gjinovci, shprehet se SHBA detyrohet të lëshojë nga qëndrimet e saj kur sheh që një politikan ka përkrahje masive. 

Në A Show me Adi Krastën, në Syri TV, Gjinovci tha se foltoret e kryetarit të PD, Sali Berisha, treguan se SHBA nuk mund të përcaktojë liderët politikë. 

Kur ambasadorja Yuri Kim del në fotografi me Edi Ramën, Erion Veliajn... Qeveria e Kosovës është treguar bashkëpunuese me SHBA. Ua pata thënë që s'e keni parë ende Albinin. SHBA lëshon kur sheh që një politikan ka përkrahje masive. SHBA ka marrë një mesazh të jashtëzakonshëm në Kosovë. Mendoj se edhe në Shqipëri deri në një farë mase. Unë isha shumë entuziast kur Sali Berisha nisi foltoren dhe ishte komplet jashtë PD. Isha shumë entuziast për të bërë përmbysjen për t'ia mësuar popullit shqiptar që Amerika nuk mund të përcaktojë liderët. Amerika, me gjithë problemet që ka Sali Berisha, ishte me rëndësi për të kuptuar shqiptarët që nuk është e shëndetshme për demokracinë që të përcaktojë liderët si nga ana e opozitës ashtu edhe të pozitës. Në Kosovë ky mësim është marrë", u shpreh ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco