Likmeta: Ndërtimi i inceneratorëve shkel ligjin e BE-së. Vetëm drejtësia nuk ka folur ende

22:00, 18/10/2022

Gazetari Besar Likmeta, ka akuzuar drejtësinë dhe SPAK se ka vite që po heton inceneratorët, por nuk po bën asgjë.

Duke folur në ‘A Show’ në SYRI TV, përballë Adi Krastës, Likmeta u shpreh se, inceneratorët janë gjithashtu kundër ligjit të BE-së. Sipas tij, nëse ne integrohemi në BE, këto inceneratorë nuk mund të përdoren.

‘Të jemi të qartë, një pjesë e perfomancës së koncesioneve në Shqipëri lidhet ngushtë me projektet e mëdha me inceneratorët. Në rastin e Tiranës nuk është ndërtuar, në Fier ai nuk punon, po ashtu edhe në Elbasan.

Kemi disa investime që kalojnë mbi gjysëm miliardë dollarë që nuk po na japin frytet e tyre dhe për të cilat janë paguar mbi 100 milionë euro në vitet e fundit.

Gazetarët shqiptarë kanë botuar dhjetëra prova dokumente dhe të dhëna që hedhin dritë mbi atë që quhet tashmë afera e inceneratorëve. E vetmja që nuk ka folur në këtë rast është drejtësia. Është drejtësia që prej vitesh vazhdon ta hetojë këtë çështje, por nuk ka prodhuar një produkt të qartë se çfarë ka ndodhur me paratë e shqiptarëve dhe pse vazhdojmë të paguajmë ndërtimin e disa veprave që nuk ekzistojnë.

Komisioni Europian sapo ka dalë dhe ka thënë se, ndërtimi i inceneratorëve shkel ligjin e BE-së ‘aki komunitar’. E përkthyer thjeshtë do të thotë se edhe nëse do ti ndërtojmë inceneratorët ne prap duhet ti dorëzojnë ato, sepse nuk mund ti përdorim, për faktin e thjeshtë se në procesin e integrimit ne jemi të detyruar të riciklomë dhe jo të incenerojmë mbetjet.

Nëse nuk integrohemi në BE ne mund ti përdorim këto inceneratorë, nëse do të ndërtohen, por nëse integrohemi ne nuk mund ti përdorim këto inceneratorë’, - tha gjatë intervistës në SYRI TV, gazetari Besar Likmeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco