SPAK tërheq dosjen mbrapsht për Erjon Alibej, 'killeri' futet tek grupi i Dumanit

SPAK tërheq dosjen mbrapsht për Erjon Alibej, 'killeri' futet tek grupi i Dumanit

13:32, 18/10/2022

Prokurori e Posaçme SPAK, ka tërhequr aktet hetimore për të pandehurin Erjon Alibej alias Agim Shurbi, i cili akuzohet se ka financuar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit ose “Ilit të Elbasanit” dhe Regis Runaj.

Prokurori i çështjes Behar Dibra, në seancën e sotme i kërkoi gjykatës, që të tërhiqte dosjen hetimore vetëm për Alibej, pasi sipas tij, ky i pandehur po hetohet edhe për disa vrasje të tjera, që janë të lidhura zinxhir me ekzekutimin e Ramazanit dhe Runaj.

Ndërkohë procesi gjyqësor për dy të pandehurit e tjerë Xhuljano Hoxha dhe bashkëpunëtorit të prokurorisë, Euglen Halili, do të vijojë të zhvillohet.

Emri i Erjon Alibej, nuk ka dalë vetëm në dëshminë e Euglent Halilit, por dhe tek dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili tregon për një takim mes tij, Alibej dhe kunatit të këtij të fundit Arjan Spahiu.

Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

Në materialin që disponon “Ora News”, Dumani shprehet se një periudhe prej 1 muaj e gjysëm, e ka s’qaruar Arjan Spahinë, se ai nuk kishte lidhje, dhe se nuk ishte i përfshirë në këto vrasje.

Spahiu, është bindur në këtë takim në sinqeritetit e Dumanit, dhe në fund i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Tarzani”.
Sipas Spahisë, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eleminoheshin kundrejt pagesës nga grupi i Nuredin Dumanit.

“…unë në takim i thashë Arjanit se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit…” – shprehet Dumani.

Arjan Spahiu, në këtë takim i ka kërkuar Dumanit, që po atë mbrëmje të takohej me Erjon Alibej në shtëpinë e tij. Bashkë me në ka ardhur dhe Eljo Bitri, ku Arjani na ka çuar në një apartament që ndodhet në një pallat në Elbasan.
Aty ka takuar për herë të parë Erjon Alibej.

Ky i fundit dhe Arjan Spahiu, siç tregon Dumani i kanë kërkuar bashkëpunim dhe të bëheshin bashkë në një krah, pasi kishin kundërshtarë të përbashkët, Talo Çelën. Arjani dhe Erjoni, në këtë marrëveshje do siguronin investimin dhe i ofruan Dumanit që ti binte vëllezërve Çopja që jetojnë në Dubai dhe secilit që ka marë pjesë në vrasjen e njerëzve të tyre.

“…në s’pastrimin e emrave të kësaj liste që Dumani ra dakord me Arjan Spahinë dhe Erjon Alibej, hynin në lojë Eljo Bitri, Klevis Alla, Henrik Hoxha dhe Asllan Plaku…” – thotë Dumani.

Ndër të tjera ky i fundit shton se po atë natë të takimit, Erjoni i ka dhënë 50 mijë euro, të gjitha prerje 50-she. /Oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco