Sekuestrohen doza kokaine, heroine dhe kanabisi, 5 të arrestuar në Tiranë

Sekuestrohen doza kokaine, heroine dhe kanabisi, 5 të arrestuar në Tiranë

08:41, 15/10/2022

Tiranë/Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 5 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen doza kokaine, heroine dhe kanabisi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco