Danaj në 'Syri Digjital': Amnistia fiskale për të pastruar paratë e qeveritarëve! Kanë hallin e 'çunave të Tiranës'

18:42, 14/10/2022

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, komentoi në emisionin 'Syri Digjital' me moderatorin Bled Marku në Syri Tv amnistinë fiskale. Danaj deklaroi se amnistia fiskale bëhet për paratë e pisëta në territorin e Shqipërisë, para që vijnë përmes korrupsionit dhe evazionit fiskal.

"Ky korrupsion dhe evazion fiskal janë paratë e qytetarëve përmes koncesioneve dhe PPP-ve që janë bërë sidomos në vitet e fundit. Para që aludohet se dhe vetë politikanët e nivelit të lartë kanë gisht në këto.

Institucionet përkatëse duhet të bëjnë hetimet e nevojshme. Fakti që i bashkangjitet një amnisti penale kjo bëhet me tendencë për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet në këtë vend, që të legalizohen dhe të hidhen në treg për investime të ndryshme."-tha Danaj.

Më tej ai tha se duket sikur kjo do e ndihmojë ekonominë, por dëmton konkurrencën ndërsa shtoi se nuk dihen sektorët ku do të shkojnë këto para.

"S'ka një destinacion të parave dhe problemi është që ngrihen rreziqe për favorizimin e mëtejshëm të korrupsionit. Rrezikojnë të bëjnë korrupsion me korrupsionin. Problem për të zgjidhur çështjet e ekonomisë.

Moldavia, e ngjashme për nga struktura e shtetit dhe dobësia e institucioneve, që ka dështuar me sukses se filloi të mbulojë korrupsionin me korurpsion, imagjino në vendin tonë që s'kemi institucione të pavarura. Kërkojnë reformë në vetëve dhe imagjino sa probleme do na hapte."-tha Danaj.

Danaj theksoi se s'qëndron problemi tek 'çunat e Londrës' por tek çunat e Shqipërisë që janë bashkëlojtarë me politikanët tanë.

"Marrin tenderat, paratë e qytetarëve, dhe nuk bëjnë asnjë investim për të cilat këto para supozohet të jenë dhënë, por shkojnë në xhepat e tyre, varfërohet ekonomia. Janë taksat tona që kanë dalë. Imagjinoni dëmin që po bëjnë."-tha Danaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco