Bazë lufte në shtëpi, arrestohet miku i Tao Çelës në Cërrik

Bazë lufte në shtëpi, arrestohet miku i Tao Çelës në Cërrik

17:20, 14/10/2022

Ky që shihni në foto është Aqif Bezati, i arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi në banesën e tij u gjetën armë, municione drogë e shuma të konsiderueshme parash. Në prangat e Policisë së Elbasanit paraditen e sotme përfundoi dhe Veli Deliu, mik i 60-vjeçarit, që gjithashtu iu gjetën armë e municione në banesë. Ishte pikërisht 54-vjeçari Aqif Bezati që u mbajt në vëzhgim nga blutë e Elbasanit, të cilët gjatë hetimit kanë mësuar se miku i tij në banesë mbante sende të jashtëligjshme.

Image

"TvKlan" raporton se Bezati ka lidhje shoqërore e Talo Çelës, person ky i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Nga hetimet ka rezultuar se 60-vjeçari nga fshati Dëshiran i Belshit ishte i përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Krahas armëve, municioneve dhe shumave të konsiderueshme të parave, gjatë kontrollit të banesës së Aqif Bezatit, Policia gjeti dhe 75 bimë të thata opiumi që shihni në këto pamje. Kjo bimë është tejet e veçantë pasi nga përpunimi i saj prodhohet heroina. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më shumë lidhur me aktivitetin e tij. Ndërkohë që duket se nuk ka më shumë detale lidhur me të shumëkërkuarin Talo Çela. Ky i fundit ende kërkohet kudo nga Policia e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco