Rekord krahasuar me Ramën/ Dita e parë e Berishës në TikTok

Rekord krahasuar me Ramën/ Dita e parë e Berishës në TikTok

14:59, 14/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka arritur një tjetër rekord në krahasim me kryeministrin Edi Rama, në garën për shikueshmëri në rrjetet sociale.

Postimi i parë i Berishës në kanalin TikTok ka arritur mbi 345000 shikime deri tani, ndërsa postimi i parë i Ramës në këtë kanal ka arritur vetëm 79 mijë shikime.

Ajo çka është më mbreslënëse është numri i komenteve që janë mbledhur në postimin e parë të Berishës, duke shënuar 2000 komente, ku detaji më pozitiv është se shumica e këtyre komenteve janë 'pro' Berishës.

Ky numër jo vetëm që tejkalon bindshëm komentet që Rama merr në postimet e tij por thyen numrin e komenteve edhe të shumë postimeve të Berlusconit në të cilat ka mbi 1 milion shikime.

Konkretisht Berlusconi ka një video në TikTok ku flet së bashku me futbollistin e famshëm Zlatan Ibrahimoviç dhe në atë postim Berlusconi ka 1400 komente, 600 më pak se Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco