Berisha: Shqipëria do të njohë protesta që nuk i ka parë ndonjëherë

Berisha: Shqipëria do të njohë protesta që nuk i ka parë ndonjëherë

22:07, 13/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në ‘Opinion’ u shpreh se vendi do të përfshihet në protesta të mëdha.

‘Unë kudo ku shkoj gjej një urrejtje ndaj kësaj qeverie. Ka ndodhur një pakënaqësi e madhe, edhe gurët po të kishin gojë, do të flisnin kundër kësaj qeveri’, u shpreh kreu i PD-së gjatë debatit në ‘Opinion’.

‘Ende nuk është bërë një llogaritje, por pretendojmë të sigurtë që të jemi partia kryesore në vend. Në çdo lloj fushe.

Unë kudo ku shkoj gjej një urrejtje ndaj kësaj qeverie.

Ka ndodhur një pakënaqësi e madhe, edhe gurët po të kishin gojë, do të flisnin kundër kësaj qeveri.

Në Vaun e Dejës më thanë vetëm na thuaj datën dhe do të vijmë i madh dhe i vogël. E gjithë Shqipëria do të derdhet në protesta.

Shqipëria do të njohë protesta më të mëdha që nuk i ka parë ndonjëherë. Protestat kanë filluar. Sindikata e Universiteteve është në një betejë me qeverinë dhe i janë bashkuar edhe studentët’, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco