Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus nga 542 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 285 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kurbin, Divjakë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Tepelenë.
Statistika (13 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 542
Testime totale 1,988,750
Raste pozitive 331,433
Raste të shëruara 327,557
Raste Aktive 285
Humbje jete 3,591
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 197
Elbasan 23
Fier 18
Gjirokastër 15
Vlorë 11
Shkodër 7
Durrës 7
Berat 5
Lezhë 2
Kukës 2
Dibër 1
Korçë 1
© SYRI.net