VIDEO/ Këshilltari i Berlusconi-t: Berisha energjik, oferta më e mirë në treg!

19:57, 13/10/2022

Marco Marrone është këshilltar dhe bashkëpunëtor i Silvio Berlusconit, nga koha kur ky i fundit ka qenë kryeministër në Itali.

I mbërritur në Tiranë për një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Marrone tha në një intervistë për A2 CNN, se mendon që është pikërisht Berisha njeriu i duhur për të drejtuar sërish vendin dhe heq paralele mes dy veteranëve të politikës.

“Ka një proverb të vjetër italian që thotë: i vjetri duhet të hidhet, ndërsa antikja duhet lënë mënjanë. Si njerëz antikë, si presidenti Berisha apo presidenti Berlusconi, janë njerëz të ditur, të mençur, njerëz që mund të bëjnë vetëm mirë me jetën që kanë pasur, e për ta sjellë më pas edhe në politikë.

Mendoni vetëm që Berlusconi ka mbushur 86 vjeç nëntorin e shkuar, por ai çfarë bën, ndërron, kthen mbrapsht numrat, ndaj themi se mbushi 68 vjeç. Edhe presidenti Berisha është 78 por është shumë i ri. Dje e pashë në një formë të shkëlqyeshme, në një formë perfekte”, tha Marrone.

“Unë shoh drejt të ardhmes, pa u kthyer shumë në të shkuarën. Mendoj për zgjedhjet e ardhshme, shpresoj e pres edhe në respekt të politikës që përfaqësoj, në një fitore edhe më të madhe të presidentit Sali Berisha, për të rritur edhe më shumë këtë komb që meriton vetëm më të mirën. Për sa kohë që më e mira quhet Sali Berisha, më e mira duhet të rikthehet”.

Nga 23 tetori, ai do të shërbejë edhe në qeverinë e re italiane të kryesuar nga Giorgia Meloni, me një post që e lidh drejtpërdrejtë me Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco