Peka: Rama e ka përzgjedhur kompaninë që në 2019! Nisma bie ndesh me progres raportin e BE

15:53, 13/10/2022

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Avenir Peka ka folur për nismën e qeverisë së Edi Ramës për 'Pasaportat e arta' të cilat kanë alarmuar BE-në.

Peka nënvizoi se nisma e qeverisë shqiptare ka dy komponentë të rëndësishëm që bien ndesh me interesat e shtetit shqiptar dhe aspirimin e vendit në BE, ku e parë është se procedura e pasaportave të arta do të menaxhohet nga një kompain private e huaj dhe e dyta ka të bëjë me rreziqet që skema të tilla sjellin.

Eksperti i sigurisë theksoi se ‘po ti referohemi raport progresit të BE 2021 aty thuhet se skema të tilla sjellin rreziqe në lidhje me sigurinë, pastaj me pastrimin e parave evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin e krimit të organizuar që janë të papajtueshme me legjislacionin e BE’.

Peka: Nisma e qeverisë shqiptare ka dy komponentë të rëndësishëm. E para është vendimi për të hapur procedurën e ashtuquajtur ‘pasaporta të arta’, ku në korrik të këtij viti Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim që i hap rrugë këtij procesi por një element i rëndësishëm është që ndryshe nga vendet e BE-së dhe vendet e tjera të botës, procesi i ‘pasaportave të arta’ nuk do bëhet nga autoritetet zyrtare shqiptare por është parashikuar të bëhet me një proces PPP, që do të thotë qe qeveria shqiptare do ta japë me koncesion këtë projekt dhe sipas saj do të përzgjedhë një kompani të huaj ndërkombëtare.

Ideja e këtyre pasaportave është hedhur për herë të parë në vjeshtën e vitit 2019 ku Rama ka bërë edhe një vizitë në Londër ku është takuar me një nga këto kompanitë prestigjioze pra ideja se do përzgjedhim një kompani është tullumbace pasi kompania është përzgjedhur që në vjeshtën e vitit 2019 dhe e gjitha kjo procedurë bëhet për të mbuluar atë vendim që është marrë para tre vitesh.

Pra shqetësimi i parë është që nuk do të merren autoritetet shqiptare por një kompani e huaj private.

Shqetësimi i dytë ka të bëjë me rreziqet që skema të tilla sjellin. Po ti referohemi raport progresit të BE 2021 aty thuhet se skema të tilla sjellin rreziqe në lidhje me sigurinë, pastaj me pastrimin e parave evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe infiltrimin e krimit të organizuar që janë të papajtueshme me legjislacionin e BE. Shqiëpria si vend kandidat i BE ka angazhime në lidhje me BE dhe duhet ti përmbahet rregullave dhe procedurave të BE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco