Tragjedia e Himarës/ Njoftohet data e protestës para Ministrisë së Brendshme: Të dorëhiqen Çuçi dhe Kumbaro

Tragjedia e Himarës/ Njoftohet data e protestës para Ministrisë së Brendshme: Të dorëhiqen Çuçi dhe Kumbaro

21:35, 02/08/2022

Qytetarët janë organizuar në rrjetet sociale dhe kanë njoftuar datën e protestës në Tiranë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ku një 7-vjeçare u vra pas goditjes nga një mjet lundrimi. 

Gomonia drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase. 

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se të enjten, 4 gusht, do të protestohet para Ministrisë së Brendshme.  

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro si përgjegjës direkt për mbarëvajtjen e sezonit turistik.  

Image

 Protestës do t'i bashkohet edhe Partia Demokratike. 

"Partia Demokratike inkurajon çdo demonstrim civil dhe u bashkohet në indinjatë, të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin çdo formë proteste, që nga statuset në rrjete sociale, te vigjiljet e solidaritetit dhe daljet publike të unifikuara, për tragjedinë e familjes Avdia, që humbi vajzën 7-vjecare. Protestat kundër dorës së shtetit që mbyll sytë e fëmijëve janë zëri i të gjithë të dhunuarve nga ky pushtet që nga thirrja ‘nuk keni parë gjë akoma!", njofton zyra e shtypit e PD. 

Ndërkohë, sot u zhvilluan homazhe dhe u ndezën qirinj para Kryeministrisë për 7-vjeçaren. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco