Komisari trafikant vrau të miturën me skaf, Rama justifikohet sërish, ia vendos fajin politikës dhe medias

Komisari trafikant vrau të miturën me skaf, Rama justifikohet sërish, ia vendos fajin politikës dhe medias

18:59, 02/08/2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke u justifikuar edhe këtë radhë në lidhje me krimin e rëndë që tronditi vendin, ku Komisari Arjan Taso, i dënuar për lejimin e kultivimit të kanabisit, shtypi për vdekje me skaf një vajzë 7 vjeçare në plazhin e Himarës.

Mesa duket edhe nga fjalët që ka zgjedhur për t’ju drejtuar qytetarëve, Rama nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë krim të rëndë që ka prekur çdo shqiptar dhe për më tepër, sipas tij fajin e ka politika dhe media që e kanë pasqyruar lajmin e kobshëm me të gjitha të vërtetat e zeza që kanë mbuluar vendin dhe Policinë e Shtetit.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s'ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t'u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco