Artan Fuga: Duke notuar në det vjen skafi e të hap kokën, ky vend ka degraduar

Artan Fuga: Duke notuar në det vjen skafi e të hap kokën, ky vend ka degraduar

18:50, 02/08/2022

Akademiku Artan Fuga, në një intervistë në News24 komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek ngjarja e rëndë ndodhur në Himarë, ku një gomone në drejtimin e Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare.

Ai u shpreh se nuk është ky shteti i së drejtës dhe modeli që mund të frymëzojë një shoqëri.

“Qytetari duhet të jetë i sigurt në këtë shoqëri, dhe ai do të jetë nëse respektohen ligjet. Nëse ata që janë lart vetë nuk i respektojnë unë kam frikë sepse duke notuar në det me vjen skafi dhe më hap kokën”, u shpreh akademiku.

Gjatë intervistës, Fuga komentoi edhe situatën e zjarreve në vend, për të cilën u shpreh: “Nuk është vetëm një problem kriminal, në rastin e kullotave, pyjeve , ka të bëjë më tepër kontrolli i territorit. Që mund të jenë  kamera, rojë apo shërbime të ndryshme dhe ne në vend të investojmë e lëmë këtë pasuri të ikë dhe kërkojmë faktorin. Ka një problem menazhues që mungon”, tha Fuga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco