I dënuar me burg në Tiranë, ekstradohet nga Holanda 20-vjeçari

I dënuar me burg në Tiranë, ekstradohet nga Holanda 20-vjeçari

17:17, 02/08/2022

I riu 20-vjeçar me iniciale A.M., i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Holanda drejt Shqipëris.

20-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 16.06.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë viteve 2020 dhe 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, i riu ka organizuar shitjen e lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Ish-Parku i Autobuzave”, Tiranë.

Njoftimi: Ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Hagë/Holandë, u bë ekstradimi nga Amsterdami drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:

A. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 16.06.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. M. dyshohet se gjatë viteve 2020 dhe 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar shitjen e lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Ish-Parku i Autobuzave”, Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco