Vasili: Meta kampion i mbrojtjes së kauzave të popullit, rikthimi i tij në kohën e duhur

Vasili: Meta kampion i mbrojtjes së kauzave të popullit, rikthimi i tij në kohën e duhur

21:09, 29/07/2022

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka folur për rikthimin e Ilir Metës në politikë.

Në një intervistë për Ora News, Vasili tha se Meta erdhi në momentin dhe kohën e duhur për të mirën e interesit të shqiptarëve.

Sipas tij Meta është një kampion i mbrojtjes së kauzave të mëdha kombëtare.

Petrit Vasili: Ishte një rikthim jetik, jo vetëm për Partinë e Lirisë, por për të gjithë opozitën shqiptare dhe opinonin publik. Një kampion i mbrojtjes së kauzave të mëdha gjatë gjithë jetës së tij vendos shpatullat e tij në funksion të interesit të madh publik e kombëtar, pasi interesi kombëtar s’ka qenë kurrë më i rrezikuar se sot. Gjatë 5 viteve, demostroi një fuqi politike, karakteri që besoj se askush tjetër nuk e ka treguar. Në një fortunë të jashtëzakonshme mafioze, kur për fat të keq, një pjesë e rëndësishme e drejtimit të opozitës ishte e kapur dhe e rrëmbyer nga Edi Rama dhe dyshja Rama-Basha ishin në një shtrat bashkëshortor. Duke i përballuar të gjithë këto, besoj se erdhi në momentin e duhur, në kohën e duhur për të mirën e interesit të shqiptarëve.

I pyetur se a ka më kuptim hapja e dosjeve të sigurimit të shtetit, Vasili tha se shteti ka rënë dhe sipas tij Autoriteti i Dosjeve është një instrument në duart e Edi Ramës.

Sipas tij në dosjen të cilën e ai disponon, nuk ka asnjë çështje. Vasili, këtë temë në një kohë të tillë e konsideron si tërheqje vëmendje nga incineratorët.

Petrit Vasili: Me këtë treguan se shteti ra, autoriteti i dosjeve ishte thjesht dhe vetëm një instrument i Edi Ramës, i cili dhunoi ligjin. Informacioni që është paraqitur, unë e disponoj, ka zero informacion, ka zero çështje. Ishte zhurmë e Edi Ramës, për të marrë frymë nga deoncimet që po bëhen nga Partia e Lirisë.

Edi Rama, babai i të cilit firmoste për të çuar në litar poet, ky flet për dosje të sigurimit të shtetit. Kjo është tallje e madhe. Kjo do të thotë se mafia e incineratorëve është i gatshëm të përdhos çdo lloj procesi në Shqipëri. Por një gjë është e sigurt, minarja nuk futet në xhep.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco