Mesazhi i Metës: Shqipëria, e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA

Mesazhi i Metës: Shqipëria, e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA

11:36, 28/07/2022

Ish-Presidenti Ilir Meta ka përshendetur me një mesazh 100-vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë.

POSTIMI

Në këtë ditë të shënuar, të një shekulli marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes, partneritetit strategjik dhe miqësisë tonë të bekuar!

Në këtë 100-vjetor të parë, Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur, mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor.

Mirënjohje edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa reshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.

Gëzuar! Edhe 100!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco