Mbushen 100 vjet miqësi SHBA - Shqipëri, Yuri Kim uron: Gëzuar, edhe 100!

Mbushen 100 vjet miqësi SHBA - Shqipëri, Yuri Kim uron: Gëzuar, edhe 100!

10:11, 28/07/2022

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e ka uruar Shqipërinë sot, më 28 korrik 2022, me fjalët ne shqip “Gëzuar edhe 100” të tjera, në përkujtim të një 100 viteve miqësi midis dy vendeve.

Yuri Kim shkroi në Twitter:

“Më 28 korrik 1922,SHBA dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajtën zjarrin gjallë. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme!

Mezi pres t'u bashkohemi miqve shqiptarë për ceremonitë speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të të ndajmë mesazhet e posaçme nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni në kontakt). Gëzuar edhe 100!” përfundon ambasadorja.

 

Mesazhi i ambasadores amerikane në Twiiter:

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco