Berisha: Fondi Shqiptaro-Amerikan të heqë dorë nga koncesioni i Butrintit

21:10, 27/07/2022

Kreu i PD Sali Berisha në një takim me ekspertë të trashëgimisë kulturore deklaroi se ka 100 për qind konflikt interesi në koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Berisha i bëri thirrje fondit Shqiptaro-Amerikan të tërhiqet dhe të rishqyrtojë gabimet që ka bërë dhe të heqë dorë nga projekti.

"Avokatja që bëri kontratën është anëtare bordi. Projekti i menaxhimit të Butrintit është bërë vetëm për zonën arkeologjike, kur në ligj është park kombëtar.

Nga plani i këtyre që kanë përfituar, kanë bërë projekt për zonën A1, zona arekologjike, të tjerat nuk ekzistojnë.

Butrinti, qyteti më i bukur i botës. Ka një gërshetim të natyrës, panoramës, të gjetjeve arkeologjike. Pamje magjepsëse.

Ajo kontratë është e papranueshme dhe do të anulohet. I sugjeroj fondit të rishqytojë qëndrimin ndaj kësaj kontrate."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco