VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Kushtetuta ka rënë, gati për referendum

09:30, 27/07/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Kushtetuta ka rënë, ndaj tashmë vendi është gati për referendum kombëtar. Gjatë një takimi me intelektualët në Tiranë, Berisha u shpreh se qytetarët shqiptarë po jetojnë instalimin e një regjimi nga kreu i qeverisë. Kreu i selisë blu tha se 7 korriku ishte një stacion, ndërsa shtoi se tashmë opozita është në këmbë

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kushtetuta ka rënë, ndaj lind nevoja e mbajtjes së referendumit. Në një takim me intelektualët në Tiranë, ish-kryeministri Berisha akuzoi qeverinë ‘Rama’ se i ka kapur të gjitha pushtetet.

Berisha denoncoi qeverinë ‘Rama’, të cilën e quajti një regjim, si dhe bëri me dije se kreu i qeverisë përdor çdo mjet për të mbajtur pushtetin.

Ish-kryeministri Berisha kërkoi që t’i vihet në dispozicion një fakt nga SHBA dhe Britaninë e Madhe, dhe ai largohet nga politika.

Berisha akuzoi Gorge Soros për ndikimin që ka në Shqipëri, si dhe theksoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, ai dhe i biri do të shpallen non-grata. 

Kreu i PD-së teksa bëri me dije nevojën e rikthimit të votës në vend, akuzoi Edi Ramën se e ka zhdukur votën, duke e kthyer edhe PS në një parti terroriste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco