Rikthimi i Metës, Burimi: Opozita do të jetë më fortë, dyfishohet fuqia goditëse ndaj Ramës

Rikthimi i Metës, Burimi: Opozita do të jetë më fortë, dyfishohet fuqia goditëse ndaj Ramës

08:17, 27/07/2022

Analisti Genc Burimi, tha se Shqipëria asnjë herë s’ka pasur president mbi palët, duke iu referuar rastit të Bajram Begajt, i cili mori postin e presidentit më 24 korrik.

Në një intervistë për Ora News, Burimi tha se një president s’mund të jetë mbi palët kur zgjidhet nga mazhoranca.

Genc Burimi: Shqipëria s’ka pasur ndonjëherë president mbi palët. Kur presidenti është produkt I një mazhorance s’mund të jetë mbi palët. Janë gjëra që ndodhin në demokraci.

Jam dakord me Metën dhe me Berishën, që vetëm me protesta i tregohet të huajve dhe mbarë botës që kjo jellë e të huajve nuk funksionon në Shqipëri. Sot amerikanët na bëjnë një presion të panevojshëm.

Shqipërisë sot i duhen zgjedhje të ndershme, dhe drejtësi e ndershme.  

I pyetur se si e sheh rikthimin e Ilir Metës në politikë pas lënies së mandatit të presidentit, Burimi tha se opozita do të jetë më e fortë pasi dyfishohet fuqia goditëse ndaj Edi Ramës.

Ai tha se ‘populli blu’ është krah Sali Berishës ndërsa shtoi se nëse drejtësia vendos të kundërtën për të do të jetë provokim i rëndë.

Kariqi: A do jetë më e fortë opozita me rikthimin e Metës?

Genc Burimi: Sigurisht që është më e fortë sepse dyfishohet, fuqia goditëse ndaj Ramës. Meta po tregon se është largpamës. Ai po e sheh që  zgjedhjet bashkiake po mbërrijnë pas pak muajsh. Tashmë ose do s’do të kemi asnjë vendim gjyqësor në lidhje me lidershipin e PD-së ose do të kemi një vendim gjyqësor në favor të grupit të Alibeajt. Në të dyja këto raste do të kemi të njëjtin skenar që pamë me 6 mars.

Duhet të jesh i varfër të mohosh që sot populli blu i PD nuk është krah Berishës. Nëse drejtësia vendos të kundërtën, ky është një provokim i rëndë, prandaj ka interes sot Berisha të bëjë manifestime për të treguar që drejtësia sot është nën thundër, në mënyrë që nesër të mos ta njoh këtë drejtësi. Kësaj alternative po i përgatitet sot Ilir Meta. Meta do i japë mundësi Berishës që të mos ketë Berisha aq shumë komplekse që me 6 mars për t’iu bashkuar prapë me Metën. Kjo që bën Meta është diçka shumë e bukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco