Yuri Kim lavdëron Ramën: Qeveria është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit

Yuri Kim lavdëron Ramën: Qeveria është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit

18:32, 13/06/2022

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka lavdëruar kryeministrin Edi Rama në luftën ndaj korrupsionit. 

Në fjalën e saj gjatë konferencës kombëtare të antikorrupsionit, Kim tha se qeveria është shumë e përkushtuar kundër këtij fenomeni. 

Sipas saj, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur demokracinë.

"Më duhet të hamendësoj që nga salla e mbushur plot këtu që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që i kalon përkushtimin e saj të mëparshëm dhe për këtë ju nxisim

Lufta kundër korrupsionit është ajo për të cilën flasim, jo sepse ne nuk kemi korrupsion, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në historinë tonë cdo të thotë kur nuk e lufton korrupsion dhe kur nuk e mbron demokracinë

Do të doja të thoja se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA duhet të bëjmë sëbashkë forcat në këtë cast historik për të thënë  mjaft me korrupsionin dhe të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria të mund të jetë më e fortë.

Mendoni se ku keni arritur si vend. Festuam 30 vite të Shqipërisë së lirë, të një demokracie dhe një populli që hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin.

Diktatura dhe komunizmi janë  forma e saj e korrupsionit dhe ata që e kanë përjetuar e dinë që kjo është e vërteta e korrupsionit", tha ajo. 

Megjithatë në fjalën e saj, ambasadorja amerikane nuk ceku mos hetimin e zyrtarëve të lartë të akuzuar dhe të paditur në SPAK për koncesionet, PPP apo dhe aferën e inceneratorëve, ku fijet e korrupsionit, siç edhe është deklaruar tashmë shtrihen deri te zyra e kryeministrit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco