VIDEO/ Rama tërbohet pasi iu zbulua plani për të bërë Bashën president, sulmon Syri.net

20:26, 06/04/2022

Edhe njëherë tjetër kryeministri Edi Rama është tërbuar para mediave pasi u zbulua plani i tij për të bërë Lulzim Bashën President të Republikës.

Në një reagim nervoz, pyetjes së gazetarëve se a do të bëhet Lulzim Basha president me votat e PS-së, Rama iu përgjigj duke sulmuar portalin Syri.net.

Rama: Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice, aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oskar me mbështetjen e Syri.net.

Edi Rama dështoi prap, pas tentativës për ta mbajtur Bashën në krye të PD-së. Tentativën e parë e demonstroi në 8 janar, kur iu lëshoi demokratëve policinë me gaz lotsjellës dhe armë zjarri.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë që Rama sulmon SYRI-n pasi është e vetmja media e cila e shqetëson në rehatinë e tij komode me të gjitha mediat e tjera të cilat ose i ka blerë ose i ka shantazhuar deri në mbyllje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco