Drejtoria e Burgjeve vendos sot se në cilin burg do të dërgohet Saimir Tahiri

Drejtoria e Burgjeve vendos sot se në cilin burg do të dërgohet Saimir Tahiri

11:23, 05/02/2022

Nuk dihet ende se në cilin institucion të vuajtjes së dënimit do ta kryejë dënimin me burg, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vendosë sot nëse Tahiri do të transferohet apo jo nga 313-a në Tiranë, në një burg tjetër të sigurisë së zakonshme për të shlyer 3,4 vite burg që vendosi dje GJKKO.

Natën ai e ka kaluar në dhomat e paraburgimit të  Burgut 313 në Tiranë, i vetëm, në një dhomë pa televizor, ku i janë lejuar të merrte me vete vetëm cigare dhe ndërresa. Tahiri mësohet se i ka përshëndetur gardianët dhe ka folur me ta, pa shfaqur tension.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco