Zbulohet portreti i viktimës në Elbasan, Policia jep arsyen pse zgjodhi vdekjen makabre

Zbulohet portreti i viktimës në Elbasan, Policia jep arsyen pse zgjodhi vdekjen makabre

07:51, 05/02/2022

Ky është Armando Mici, 32-vjeçari nga Elbasani që sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit e ka djegur veten me benzinë në kushtet e depresionit.  Policia e Elbasanit tha se “nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen”.

Mici është tregtar automjetesh sipas burimeve. Në momentin që Policia i ka kërkuar familjarëve të tij t’i telefonin për të  verifikuar dyshimet mbi identitetin e tij, telefoni celular rezuloi i fikur.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 22:30 të mbrëmjes së premtes tek Kryqi në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë.

Brenda  makinës që digjej dhe që u fik nga zjarrfikësit, u gjet trupi pa jetë.

Mici e ka blerë benzinën pak më herët në një pikë karburanti dhe më pas i ka vënë zjarrin vetes brenda makinës së tij “Volksëagen Passat” me targa AA 273 NU.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco