Emigroi në Gjermani/ Shqiptari: Punova 9 vjet në Shqipëri, ja çfarë më bëri të largohem

Emigroi në Gjermani/ Shqiptari: Punova 9 vjet në Shqipëri, ja çfarë më bëri të largohem

22:26, 04/02/2022

Të ftuarit në emisionin Ekonomi Plus të moderatores Klaudia Karabolli në Syri Tv, kanë komentuar ikjen e të rinjve shqiptarë në Gjermani.

I riu Lazër Zefi ka treguar përvojën e tij personale me punën në Shqipëri e në Gjermani. Ai tha se ka punuar 9 vjet në Shqipëri në gastronomi dhe se u mërzit nga fakti që bënte 12-14 orë punë në ditë dhe se nuk kishte të drejta.

Edhe sipërmarrësja Pranvera Rapushi e trajnuesja Valentina Faqi kanë komentuar fenomenin e ikjes të shqiptarëve për në Gjermani.

Pranvera Rapushi, sipërmarrëse: Kemi ikur shumë larg shembujve klasikë, që kanë qenë përpara ca vitesh. Sot ka kompani që punonjësit i shikojnë si shifra, por se vlera e një kompanie është tek stafi. Është ai staf që ta çon kompaninë në nivel tjetër. Disa punonjës nuk kanë pritshmëri vetëm pagat, ka që kanë hobe e pasione, e sipërmarrësi duhet ta shikojë se çfarë motivon punonjësin e tij.

Lazër Zefi, punësuar në Gjermani: Kam punuar nëntë vjet në gastronomi në Shqipëri. Në Shqipëri mbetesh në të njëjtin status, puna është me orar të zgjatur, pagesa jo e mirë, statusi të ngelet i njëjtë, sigurova vizë pune, pasi kontaktova me një shqiptar të Kosovës, që ka një kompani. Që kur kam ardhur, më është ofruar banesë e në ditën e tretë kam nisur punë. Ka edhe të rinj që punojnë si mjekë apo infermierë. Këtu punoj në ndërtimtari, ka mësues a profesionistë të tjerë në Shqipëri, që kanë ikur nga vendi.

Humba shumë vite në Shqipëri e andaj erdha në Gjermani, pak vështirë është t’ja nisësh këtu, por tashmë jam stabilizuar. Këtu edhe po mos të kesh dokumente, puna është e sigurt. Puna është me të drejta të plota, paguhesh mirë. Unë punoja 12-14 orë përditë në Shqipëri, ishte lodhje e madhe. Është njësoj kudo në Shqipëri, edhe kur kërkon nga punëdhënësi një të drejtë, ulje të orëve të punës, që dihet se janë 8 orë e jo 12 a 14, atëherë në atë moment ti je bërë armik i tyre.

Të krahasosh Shqipërinë me Gjermaninë është si dita me natën. Nëse në Shqipëri të shikojnë me dy ngarkesa, të thonë bëje shpejt, ndërsa këtu në Gjermani nëse të shohin me dy duar të zëna, të thonë lëre se e bëjmë këtë punë të rëndë nesër. Këtu punon me aq sa mundesh, nuk ka detyrim.

Valentina Faqi, trajnuese: Unë jam rritur në Gjermani dhe jeta në Gjermani ka qenë me stres, sepse punoja shumë. Shqiptarët janë të interesuar për trajnime. Trajnimi vlen që një person të ketë lumturi, të jetë i/e shëndetshëm/me. Janë aspekte të jetës, është edhe vlerësimi në punë, është një plus i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco