'Kërkojini falje Saimir Tahirit'/ Pse Rama sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë

'Kërkojini falje Saimir Tahirit'/ Pse Rama sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë

21:23, 04/02/2022

"Nuk kërkoj falje as për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn. Jeni ju që duhet t'i kërkoni falje Tahirit për linçimin në bazë të thashethemeve të dy trafikantëve dhe që kërkuat arrestimin. Edhe prokuroria e orkestruar politikisht kërkoi arrestimin".

Kështu do deklaronte Edi Rama në vitin 2018, teksa vazhdonte ta mbronte ish-ministrin e tij të diskredituar. Nuk kishte ndodhur në historinë e ndonjë shteti në botë, kur dy ministra të brendshëm rresht akuzoheshin për lidhje me krimin dhe drogën.

Pasi nuk lejoi arrestimin e tij, çështja u bë e qartë: Rama druhej jo vetëm se Tahiri do hapte petët e lakrorit, por sepse ishte e qartë si drita e diellit se pas kanabizimit dhe kthimit të Shqipërisë në narkoshtet, qëndronte Edi Rama.

"Ti nuk e kupton dot, që të diskutosh a duhet të jetë Saimiri ministër apo ti, është njësoj të diskutosh nëse Champions League-n do ta fitojë Juvja apo Shakohoxha," do i përgjigjej Rama në një fjalim në Kuvend deputetit Ben Blushi që kishte nisur të cicëronte kundër qeverisë më skandaloze që kishte njohur Shqipëria.

Blushi e mbylli gojën shpejt, por Rama vazhdoi që të deklaronte se Saimir Tahiri ishte ministri më i suksesshëm, madje se ishte një kampion.
Batutat me theks futbollistik u bënë bajate, por Saimir Tahiri vazhdoi historinë  e gjyqeve deri sot kur do gdhihet në qeli.

Ish-aleati i ngushtë i Ramës është në burg, shkruajnë mediat e huaja sot.

Kurse Edi Rama zgjodhi ta injorojë fare ish-krahun e tij të djathtë. Në një postim patetik, ai flet vetëm për këshillimin kombëtar.

Në çdo vend tjetër, në Afrikë apo në narko- republikat e Amerikës Qëndrore dhe Latine, ministri do flinte në burg, kurse kryeministri do ishte larguar.

Por kjo dramë do vazhdojë mbi kurrizin e shqiptarëve derisa të kuptohet se problemi kryesor është ai dhe ata që e ngritën Tahirin deri në majë, aq sa të hynte edhe në Zyrën Ovale. Dhe tani që ai fle në qeli, bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco