Danaj: Rritja e çmimit të naftës ndikim të madh tek ne, taksat tek ne sa në Itali

Danaj: Rritja e çmimit të naftës ndikim të madh tek ne, taksat tek ne sa në Itali

19:52, 04/02/2022

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, në një intervistë me Skype në Edicionin e Mbrëmjes në Syri Tv, ka komentuar rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri.

Danaj thekson se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri ka ndikim të madh në ekonominë vendore, duke shtuar se taksat në vendin tonë janë si në Itali, edhe pse taksat janë shumë të ulëta.

“Rritja e çmimit të naftës ka ndikim të madh tek ne, kemi taksa sa Italia. Shqiptarët kanë paga, të cilat nuk janë të duhura për të përballuar këta çmime. Shqipëria ka paga të ulëta dhe kostoja e jetesës është e shtrenjtë. Tirana është një qytet i shtrenjtë.

Unë nuk e di se ku shikon Rama rritje pagash. Institucionet tona nuk funksionojnë e nuk bëjnë punët e tyre. Fatkeqësisht nuk është parë kurrë interesi i qytetarit. Rritja e çmimit të naftës e bën popullsinë edhe më të varfër”, deklaroi Danaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco