Përplasja në FSHF, Nishani: Politika hyn kur ka zgjedhje, ja pse qeveria mund të jetë tërhequr

Përplasja në FSHF, Nishani: Politika hyn kur ka zgjedhje, ja pse qeveria mund të jetë tërhequr

18:12, 03/02/2022

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri Tv, ka komentuar përplasjen e ndodhur në FSHF, ku ka ndërhyrë qeveria.

Nishani thekson se qeveria mund të jetë tërhequr, pasi nuk ka parë ndonjë reagim qeveritar, pas vizitës së Ceferin në Tiranë.

“Përplasja mes politikës dhe sportit ka qenë e madhe, sidomos në afërsi të zgjedhjeve. Kjo reflekton mentalitet problematik në vend. Fakti që qeveria nuk ka dalë me deklaratë, duket se ka pasur shuplakë ndaj saj, Edi Ramës.

Qeveria mund të jetë tërhequr nga procesi i zgjedhjeve në FSHF. Bota e futbollit ka shumë sensibilitet në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco