Koka: ‘Shtëpia e lirisë’ front i vërtetë opozitar, qytetarët janë vënë përballë regjimit të Ramës

Koka: ‘Shtëpia e lirisë’ front i vërtetë opozitar, qytetarët janë vënë përballë regjimit të Ramës

17:02, 03/02/2022

Gazetari Bledian Koka në një intervistë në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, komentoi zgjedhjet e 6 marsit.

Koka theksoi se Shtëpia e Lirisë është një front i vërtetë opozitar, duke shtuar se qytetarët janë tashmë përballë regjimit të Ramës.

“Rama ka asgjësuar demokracinë, e ka bërë edhe Basha, edhe pse nuk ka ardhur në pushtet, imagjinojeni sikur të jetë në pushtet se çfarë mund të bëjë. Koalicioni Shtëpia e Lirisë është një front i vërtetë opozitar.

Këtu kemi qytetarë përballë regjimit fashist të Ramës, që bën PPP për të pasuruar disa njerëz. Ajo që ka ndodhur tek 5 Maji, do ndodhë edhe në Durrës, edhe në Shkodër, edhe në Lezhë”, deklaroi Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco