EMRI/ Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

EMRI/ Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

16:07, 03/02/2022

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim.  

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

Elvison Dimo, 45 vjeç. 

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.  

Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sabri Bregasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco