Vila e Greenwood ruhet nga forcat e sigurisë, sulmuesi blen një sistem të veçantë pas akuzave për përdhunim

Vila e Greenwood ruhet nga forcat e sigurisë, sulmuesi blen një sistem të veçantë pas akuzave për përdhunim

13:25, 03/02/2022

Pasi ish e dashura e akuzoi për përdhunim dhe rrahje, futbollisti Mason Greenwood jeton në frikë dhe vila e tij ruhet nga siguria.

Ish-e dashura e Greenwood ka postuar së fundmi foto të tmerrshme në Instagram në të cilat i rrjedh gjak nga goja dhe në trupin e saj janë të dukshme një numër i madh mavijosjesh.

Sulmuesi i Manchester United u arrestua menjëherë, por shpejt u la i lirë pasi kishte paguar garancinë.

Image

Megjithatë, në vilën e tij luksoze në lagjen elitare të Bowdon Greenwood nuk po ndihet mirë. Talenti anglez ka frikë për jetën e tij dhe ka punësuar roje sigurie për të mbrojtur shtëpinë 24 orë në ditë.

Ai u fotografua gjithashtu pasi bleu një sistem të veçantë sigurie në shtëpi që kushtonte 350 £. Sistemi mund të lidhet me tetë kamera të ndryshme me rezolucion 4K.

Kujtojmë, një nga futbollistët e rinj më të talentuar në Angli është ende nën hetim dhe United e pezulloi deri në fund të hetimeve dhe nuk do të mund të luajë apo të stërvitet në periudhën e ardhshme.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco