Berisha i përgjigjet Spiropalit: Recitimet për Skënderbushin të rikthejnë më shpejt në doganë

Berisha i përgjigjet Spiropalit: Recitimet për Skënderbushin të rikthejnë më shpejt në doganë

13:17, 03/02/2022

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali nga Foltorja e Kuvendit tha se Sali Berisha dhe biri i tij politik, duke ju referuar Bashës ngjajnë si dy pika uji.

Duke iu përgjigjur, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Shqipërinë protektorat krimi e shndërroi klani Rama.

Berisha: Recitimet për Skënderbushin e rikthejnë më shpejt në doganë se sa analizat bajate politike këtu në Parlament. Shqipërinë në protektoriat krimi e shndërroi kreu i Meduzës me lidhjet e tij, Edi Rama dhe klani Rama.

Gjithçka ndodh, të gjitha fijet e krimit në këtë vend, më të tmerrshmet se në çdo vend tjetër, të krahasueshme me Beogradin, kanë vetëm një krye dhe ky është Edi Rama. A është rastësi emërimi i Nallbatit në pikën kufitare të Durrësit. A është rastësi këshilltari i ministri i larguar për implikime në drogë. Për sa i përket hapjes së negociatave, BE i bllokoi për këto standarde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco