FOTO/ Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë', në syrin e mjeshtrit Bujar Kapexhiu

FOTO/ Koalicioni 'Shtëpia e Lirisë', në syrin e mjeshtrit Bujar Kapexhiu

19:55, 02/02/2022

Mjeshtri Bujar Kapexhiu, me mënyrën e tij, ka ilustruar koalicionin Shtëpia e Lirisë. Në një punim të dërguar për Syri.net, shikohen dy gishtat që në mes mbajnë siglën e koalicionit.

I pyetur rreth këtij punimi, Kapexhiu tha se është frymëzuar nga fjala e Fatos Lubonjës, i cili është shprehur se “Shtëpia e Lirisë”, është një bërthamë rreth së cilës duhet të mblidhen të gjithë shqiptarët. 

Duket se përballja e 6 marsit, me Edi Ramën, ka mbledhur rreth koalicionit jo vetëm demokratët, por edhe intelektualë të sferave të ndryshme, të cilët shprehen sipas mënyrës së tyre në përkrahje të tij.

Unë e shikoj këtë si një bërthamë rreth të cilës do duhet të grumbullohen të gjithë shqiptarët.

Që këtu nuk është më çështje as oligarkie, por këtu është për të shpëtuar nga monizmi oligarkik, që ka kapur gjithçka, edhe opozitën zyrtare në një farë mënyre”, do shprehej Lubonja për grupimin më të ri politik. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco