Manastirliu: Së shpejti, vendim për dozat përforcuese dhe afatet e karantinës

Manastirliu: Së shpejti, vendim për dozat përforcuese dhe afatet e karantinës

14:34, 02/02/2022

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se është nde herët për të shpallur fitoren mbi koronavirusin dhe theksoi se ajo që po bëjnë vendet e tjera është një vlerësim epidemiologjik.

“Masat në Shqipëri janë masa që konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar, - tha ministrja. -  Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Është një situatë që na bën të jemi të vëmendshëm sa i përket lehtësimit të masave. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Mbi 98% janë me Omicron. Situata në spitale është e qëndrueshme. Ashtu si e thashë është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit, bazuar në indikatorët që janë në vlerësim e sipër.”

“Vaksinimi po ecën me ritme të qëndrueshme. Janë mbi 2.6 milionë vaksinime të kryera deri tani; për moshën mbi 16 vjeç kemi arritur në 56% të vaksinimit. E rëndësishme është doza përforcuese, e cila ka dhënë garanci me uljen e shtrimeve dhe hospitalizimeve. Komiteti po vlerëson këtë aspekt rishikimin e bërjes së dozës përforcuese para afatit 6-mujor.

Po ashtu,  po vlerësojmë ditët e izolimit të Omicron duke vlerësuar periudhën e karantinimit dhe që shumë shpejt do të kemi nga komiteti i ekspertëve një vendim për të dyja këta elemente”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco